Pak ditë para lindjes, Zaimina ka një surprizë

Muaj më parë kishte bërë bujë në medie lajmi që Zaimina Vasjari është shtatzënë.

ShowBiz

20/01/2018 15:58

Këngëtarja pret që shumë shpejt të bëhet nënë, ndërsa ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që është vajzë, shkruan lajmi.net.

Në festën e mirëseardhjes që Zaimina i kishte organizuar bebes, ka zbuluar edhe emrin e vajzës, e që do ia vë, Khloe.

Në postimet e fundit në Instagram, ajo shfaqet duke u grimosur dhe arsyeja për këtë grim ishte realizimi i një fotosesioni.

“Po bëhem gati për fotosesion”, shkruan Zaimina, e cila duket se do hyjë në listën e këngëtareve nëna, të cilat kanë realizuar fotografi të tilla. /Lajmi.net/