Pak ditë para lindjes! Blerina Braka lanson këngën dedikuar djalit që po e pret

Së shpejti do bëhet nënë.

ShowBiz

13/04/2018 09:59

Por, pak para se ta përjetojë këtë emocion, këngëtarja Blerina Braka ka realizuar një gjë që do ta mbaj mend gjithmonë, shkruan lajmi.net

Ajo ka realizuar një këngë dhe një klip dedikuar foshnjës që po e pret.

“Pritja e ëmbël (baby shower)” quhet kënga të cilën e finalizoi me video nga eventi i babyshowerit që ajo ka mbajtur.

Madje, në klip, këngëtarja ka treguar edhe emrin e djalit e që do jetë Edeil.

Këtë këngë akoma e bën më emocionale fakti se kënga u shkrua nga vet Blerina!/Lajmi.net/

YouTube player