Pak ditë para dasmës, realizohet fotosesioni i ‘zjarrtë’ i Afërdita Dreshajt dhe Jakub Kindl

29 qershori është një nga ditët më të veçanta të çiftit të njohur.

ShowBiz

22/06/2018 08:32

Jakub Kindl dhe bukuroshja shqiptare, Afërdita Dreshaj pikërisht në fund të muajit qershor i japin fund beqarisë, duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi net.

E tani, për fansat e tyre ata kanë realizuar një set fotografik nga i cili po duken të mahnitshëm, e madje duke mos lënë anash as momentet intime.

Ky fotosesion i tyre padyshim se është realizuar në Las Vegas, ku edhe tashmë ata janë duke jetuar.

Ndryshe, Afërdita dhe hokeisti çek ka më shumë se tri vite që gëzojnë një jetë të lumtur pranë njëri-tjetrit. /Lajmi.net/