Pak ditë nga “Sunny Hill Festival”, filluan përgatitjet

Koncerti "Sunny Hill Festival", është paraparë të mbahet me 10,11 dhe 12 gusht.

ShowBiz

04/08/2018 11:43

Në këtë koncert madhështor pritet të performojnë emra të njohur botëror si Dua Lipa, Martin Garrix dhe Action Bronson, shkruan lajmi net.

Dua Lipa do jetë protagoniste kryesore e këtij koncerti e që padyshim se do ketë befasi nga ana e saj. Është ky babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili tash e sa kohë është në Kosovë ku tregon se përgatitjet e koncertit kanë filluar.

Me anë të postimeve të publikuara në Instagram, bën të ditur se janë duke u rregulluar pajisjet rreth festivalit.

Përpos, Duas të pranishëm do jenë edhe disa nga artistët shqiptarë, përfshirë Ledri Vulën, Kaos, Tayna etj. /Lajmi.net/