Pajtohen Zuniga e Neymar

Juan Camilo Zuniga është pajtuar me Neymarin. Sulmuesi brazilian ka bërë të ditur se mbrojtësi kolumbian i ka kërkuar falje për ndërhyrjen e ashpër që e kishte lënduar rëndë gjatë Kampionatit botëror.

Sport

06/09/2014 12:18

Juan Camilo Zuniga me ndërhyrjen e tij ndaj sulmuesit Neymar ia përfundoi brazilianit para kohës paraqitjen në fazën përfundimtare të Kampionatit botëror në Brazil.

Madje, ylli i Barcelonës ishte në rrezik të madh për shkak të frakturës në boshtin kurrizor.

Por, fatmirësisht është rikuperuar dhe pikërisht sot u takua sërish me mbrojtësin kolumbian në miqësoren e skuadrave në Miami. Dhe, pikërisht aty u pajtuan mes vete.

“Zuniga më kërkoi falje dhe është në rregull kështu. Tani më duhet të jem më i kujdesshëm dhe të mos lëndohem sërish”, deklaroi Neymar.