‘Pajtohen’ Apple dhe Samsung, bëhen bashkë për të prodhuar pajisje të reja

Samsung dhe Apple kanë pasur një histori komplekse dhe të pasur. Gjatë kohës së Steve Jobs, të dy titanët ishin ngatërruar në probleme ligjore, të cilat çuan në fund në një bashkëpunim fitimprurës.

Auto & Tek

04/05/2015 16:09

Pas përpjekjes së Tim Cook për të përmirësuar marrëdhëniet, të dy kompanitë do të bashkëpunojnë për të prodhuar produkte të reja.

Sipas një raporti në Economic Times, gjiganti i celularëve Samsung do të prodhojë çipin kryesor për iPhone-in e ardhshëm të Apple, transmeton Lajmi.net.

Operacionet për prodhimin e çipit të Samsung janë një nga më të avancuarat në botë. Sandisk do të pikëllohet shumë nga kjo marrëveshje mes dy kompanive, pasi që deri më tani ai ka qenë përgjegjës për sigurimin e çipave të memories për iPhone, Mac dhe iPad.

Si rezultat, humbësi më i madh nga kjo marrëveshje do të jetë kompania tajvaneze. Vlerësohet se 19% e të ardhurave të kompanisë vijnë nga Apple, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse do të prodhojë çipa për Apple, kjo nuk do të thotë se do të mbesë prapa në prodhimin e celularëve.