Pajtiq: Qeveria e di se Kosova s’do të hyjë në UNESCO dhe bën farsë

Kryetari i Partisë Demokratike (DS) serbe Bojan Pajtiq ka thënë se pushteti tashmë e di se Kosova nuk do të hyjë në UNESCO, porse luanë farsë me “përpjekjet e rrejshme diplomatike” që ta pengojë këtë.

Lajme

05/11/2015 17:26

“Qëllimi i tyre është që veten ta paraqesin si fitimtarë të mëdhenj kundër Perëndimit të padrejtë pas një atmosfere të krijuar me shkathtësi se si gjoja anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është punë e kryer”, thotë Pajtiq në deklaratën me shkrim.

Të vetmen arsye për këtë Pajtiq, siç thotë, e sheh në qëllimin e kryeministrit Vuçiq që të ikë nga temat si lufta kundër korrupsionit, ku, siç thekson, s’ka asnjë aktgjykim dhe ku “çdo ditë përpiqet t’i fshehë aferat e kumbarëve dhe bashkëpunëtorëve të vet më të afërt”.

“Derisa Vuçiqi flet për UNESCO-n, njëkohësisht i fsheh dhe i rishkruan raportet për gjendjen e ekonomisë serbe, për t’i bindur qytetarët për njëfarë ‘rritje dinamike’ të imagjinuar që ekziston vetëm në fantazinë e tij. Kosova gjithmonë ka qenë temë për ikje nga realiteti për çdo qeveri të papërgjegjshme dhe të paaftë, kurse kjo e sotmja është e para në historinë serbe, si në më të renë ashtu edhe në më të largëtën”, ka shkruar Pajtiq në deklaratën për media.