Pajisja X-Ray e cila gjurmon drogat, paratë dhe armët

Është ndërtuar mjeti i parë teknologjik, i cili ju ndihmon policëve që të kërkojnë eksplozivë, armë dhe drogë në vende ku nuk mund të ketë qasje dora e njeriut.

Auto & Tek

29/06/2014 20:54

ASE (American Science & Engineering) e krijoi këtë pajisje, të njohur si Mini Z, duke përdorur teknologjinë e njëjtë Backscatter si në skanerët e lartë në aeroporte.

I morri 7 vjet kohë kompanisë derisa e krijoi këtë pajisje në këtë madhësi që është, bazuar nga një shkrim në blogun Defense One. Pajisja mund të skanojë mjedise shumë të dendura, si brendësinë e një barke ose të një muri ku mund të ketë kontrabandë të fshehur në të.

Pajisja mund të shoh materiale organike dhe objekte metalike gjithashtu. Mund të shoh para, armë dhe drogë. Mundet edhe të hetojë armë plastike 3D, sipas Daily Mail.

Një tabletë e bashkëngjitur me pajisjen shfaqë imazhe në kohë reale, duke lejuar kështu që të skanohen të gjitha objektet nga të gjitha anët.