Pajisja TV nga Samsung që mund të lakohet

Gjatë vitit të fundit Samsung, LG dhe prodhuesit e tjerë të pajisjeve TV kanë konkuruar në mes vete me modele të reja të pajisjeve TV që mund të lakohen, të cilat janë më tërheqës se pajisjet e rregulla, me ekrane të sheshta.

Auto & Tek

31/07/2014 22:38

Nganjëherë të kesh një TV të madh për ta shikur është mjaftë mirë, sidomos kur ke një të këtij lloji që mund të lakohet dhe kështu ekrani mund të vendoset në anën që ju dëshironi.

Kjo është ajo çfarë ofron prodhimi i ri i Samsung i quajtur UltraHD TV. Ai mund ta ndryshojë ekranin e tij nga i sheshtë në të lakuar.

Ne kemi parë një ekran 85 inç këtë vit në janar, por tani Engadget raporton se pajisja është më e vogël – 78 inç, dhe do të jetë e gatshme për tu blerë më 1 gusht në Korea.

Emri i modelit është UN78S9B dhe do të dalë në shitje për $34,000.