Pajisja që na duhej! Ja si të shpëtoni nga kolegët e bezdisshëm

Teknologjia na i ka bërë gjërat më të thjeshta, sidomos kur flitet për lehtësimin e komunikimit mes kolegëve të punës. Por të gjithë gjendemi në momentet kur jemi të fokusuar në punën tone dhe nuk duam që të na shqetësojnë.

Auto & Tek

13/02/2017 02:16

Dhe zgjidhja ideale është një llambë! Por si funksionon ajo që t’i mbajë larg kolegët tuaj që mos t’ju bezdisin?

Llamba e dizajnuar nga Luxafor lidhet me kompjuterin tuaj, ose nëpërmjet Bluetooth-it, vendoset në tavolinën e punës dhe u tregon kolegëve se kur jeni të disponueshëm për të folur me ta dhe kur jo.

Kompania që e ka krijuar prej një viti po kërkon fonde në Kickstarter. Luxafor mendon një situatë kur jeni zhytur në një punë tuajën në Excel dhe kolegu vendos të bisedojë me ty për fundjavën. Por kur kalon tek tavolina juaj dhe shesh se drita e Luxafor është e kuqe, do të largohet pa thënë gjë. Ndoshta mund të të dërgojë një mesazh.

Përveç kësaj Luxafor do të ketë dhe njoftim dixhital, si për shembull për një event të shënuar në kalendar, apo do të pulsojë kur t’ju vijë një e-mail me disa fjalë kyçe apo kur dera e zyrës është e hapur. Çmimi i tyre do të nisë nga 17 dollarë. Do ta blinit?

auto_62ef06583142d531c91e3597b4ad5ded1486906981 auto_1486635549llampe-663x376-e14868101698441486906982