Pajisja që mban zemrën në jetë deri sa të transplantohet (Foto)

Një pajisje që i jep jetë organeve të marra nga pacientët e vdekur premton sukses në operacionet e transplantimit të zemrës – edhe pse ka disa shqetësime mbi të.

Lifestyle

01/09/2015 13:39

Siç raporton MIT Technology Review, pajisja e ashtuquajtur ‘zemra në kuti’ përdorë tuba dhe oksigjen për të pompuar gjakun duke e elektrolituar atë në zemrat e pacientëve të vdekur, dhe duke e lejuar që të vazhdojë të funksionojë brenda një dhome.

article-2714075-203446DC00000578-591_634x492

Sistemi, i zhvilluar nga Transmedics, është treguar i suksesshëm në të paktën 15 transplantime të zemrës në Britani të Madhe dhe Australi, dhe është duke pritur miratimin rregullator edhe në vende të tjera, transmeton Lajmi.net.

heart

Deri më tani, zemrat e përdorura për transplantim zakonisht janë nxjerrë nga pacientët të cilëve u kishte vdekur truri; ato prej pacientëve të vdekur janë konsideruar shumë të dëmtuara. Pasi hiqen, zemrat ruhen dhe transportohen në temperatura të ftohta për të shmangur përkeqësimin e shpejtë, edhe pse shkencëtarët kanë filluar të përdorin pajisje si kjo për t’i mbajtur organet e ngrohta dhe në funksion.

Kjo, thonë mjekët, mund të rrisë numrin e dhurimeve të zemrave në 15 deri 30 për qind. Por, një transplantim i zemrës me këtë pajisje kushton $250,000. (Lajmi.net)