Pajisja që lexon mendjen e njeriut
Shkenctarët kanë krijuar një pajisje që lexon mendjen e njeriut.
Auto & Tek
Mjeti i quajtur “AlterEgo” mund të përshkruajë fjalët, që mbajtësit e tij verbalizojnë së brendshmi, duke përdorur elektroda të lidhura me lëkurën.
Aparatura vendoset si një lloj kufjeje. Katër elektroda nën plastikën e bardhë kontaktojnë me lëkurën dhe kapin sinjalet neuromuskulare, që shkaktohen kur një person flet së brendshmi.
Kur dikush thotë fjalë në kokën e tij, inteligjenca artificiale e aparaturës mund të lidhë sinjale të veçanta me fjalë të veçanta, duke ia përcjellë ato një kompjuteri. /Lajmi.net/