Pajisja e re që fikë zjarrin me zë (Video)

Zjarrfikësit në të ardhmen do të mund të fikin zjarre me zë, thjeshtë përmes një pajisje të re që është shpikur nga disa studentë të inxhinierisë në Fairfax, Virxhinia.

Auto & Tek

21/06/2015 20:18

Videoja nga kjo ‘pajisje’ u publikua kohët e fundit nga Universiteti Goerge Mason dhe shfaqë studentët duke demonstruar pajisjen e tyre të re për të cilën ata thonë se e fikë zjarrin me asgjë tjetër përveç zërit.

Në qoftë se kjo pajisje bëhet e zakonshme dhe përdoret për të fikur zjarret, atëherë do të jetë një shpikje me të vërtetë madhështore dhe do të shpëtojë mijëra jetë të zjarrfikësve që humben çdo herë që ka ndonjë fatkeqësi zjarri, transmeton Lajmi.net.

Videon nga kjo pajisje mund ta shihni më poshtë: