Pajaziti: Sjellja e demarkacionit për t’u rrëzuar, budallallëk i madh

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti gjatë një interviste në InfoBox të RTV Dukagjinit ka folur për çështjen e Demarkacionit, për të cilën tha se nuk duhet të shkoj në Kuvend nëse nuk kalon.

Lajme

10/01/2018 21:21

Ai tha se është ithtar që mos të vij në Kuvend kjo çështje, nëse nuk janë votat.

“Marrëveshja të vij në Kuvend për tu rrëzuar, kjo do të jetë budallallëku më i madh i joni, i Kuvendit e i Institucioneve të politikës”, tha ai.

Pajaziti foli edhe për çështjen e Gjykatës Speciale, për të cilën tha se nuk e përjashton edhe mundësinë që prapa tentativës për ta shfuqizuar ligjin për këtë gjykatë, janë edhe persona që hipotetikisht mund të akuzohen nga kjo Gjykatë.