Pajaziti: Opozita luftë për pushtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka theksuar se pamja që po i ofrohet qytetarëve dhe ndërkombëtareve, me veprimet e fundit të opozitës, është e shëmtuar.

Lajme

20/10/2015 14:19

Ai ka thënë në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjinit, se ky moment duhet të jetë si moment reflektimi për opozitën, duke u shprehur i bindur se me kryeneçësi nuk zgjidhen problemet e opozitës.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveç Kuvendit, që do zgjidheshin problemet. Qytetarët nuk parapëlqejnë ndonjë mënyrë tjetër të zgjidhjes se problemeve. Unë mendoj se veprimet të cilat po i ndërmerr opozita, janë luftë e pastër për pushtet. Mendoj që qytetarët e vendit e dallojnë luftën për pushtet dhe luftën për kauzë”, ka shtuar Pajaziti./Telegrafi