Paisja që i vë në gjumë insomët, duke i zgjuar ata vazhdimisht

Kjo paisje i ndihmon personat e prekur nga Insomnia që të bien në gjumë dhe këtë e bën nepërmjet një mënyre shumë të çuditshme - duke i zgjuar ata vazhdimisht.

Auto & Tek

05/10/2016 20:41

Në të vërtetë – kjo metodë mund të tingëllojë si e pakuptimt, por është vërtetuar se funksionon.

Paisja e quajtur “Thim”, e cila vendoset në gisht, zbulon kur personi ka hyrë në një fazë të gjumit. Ajo pastaj butësisht i zgjon nga gjumi, duke i inkurajuar për të përsëritur procesin e të rënit në gjumë, transmeton lajmi.net

Studiuesit i gjumit – Prof Leon Lack, i cili e ka bashkë-krijuar këtë paisje tregon se kjo ka ndodhur pas një hulumtimi të gjatë në këtë fushë, duke e ditur se gjumi ndikon në të gjitha proceset jetësore.

Ai thotë se ka gjetur mbështetje për krijimin e saj dhe është provuar edhe efikasiteti i saj. Pas kësaj, të gjithë insomët do të mund të bëjnë gjumë si të gjithë njerëzit e tjerë./lajmi.net