Pagoi për të shkuar në Zvicër, trafikanti e dërgoi në Greqi

Si shumë shqiptarë të tjerë, një qytetar i Gjilanit synonte të shkonte në Zvicër për të punuar në “të zezë”. Trafikanti ia mori atij paratë, por në vend të Zvicrës e dërgoi në Greqi.

Lajme

06/10/2015 16:31

Një ankuese nga Gjilani ka raportuar së një shtetas maqedonas e ka mashtruar atë duke ia marrë 2000 € para kesh me qëllim që vëllain e saj ta dërgojë deri në Zvicër, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, ai në vend të Zvicrës e kishte dërguar të vëllanë e ankueses në Greqi dhe e kishte lënë aty.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /lajmi.net