Pagoi dy milionë euro, për një LaFerrari që nuk vozitet (Foto)

Shumë të pasur janë mbledhur në Moranello të Italisë, ku është zhvilluar një ankand për të shitur disa modele Ferrari.

Auto & Tek

19/09/2017 00:45

Në mesin e tyre ishte edhe një LaFerrari, i cili nuk mund të vozitet në rrugë sepse nuk është homologuar kurrë dhe është vetëm për ekspozim, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar një blerësi, që pagoi dy milionë euro, vetëm që ta kenë në pronësi.

Duke konsideruar se një makinë e ngjashme, që është e mundur të vozitet normalisht kushton rreth tre milion euro, pagesa që është paguar po konsiderohet enorme.

Por, blerësi është një persona shumë i pasur, që ka në koleksion një LaFerrari normal dhe ky i fundit është vetëm ekspozim.