Pagjumësia rrit rrezikun për goditje në tru

Studiuesit kanë zbuluar se rreziku për të pësuar një goditje në tru është shumë më i madh nëse ju jeni duke vuajtur nga pagjumësia.

Lifestyle

07/04/2014 18:53

Nëse jeni person i cili vuani nga pagjumësia apo keni probleme me gjumë, atëherë rreziku për të pësuar goditje në tru është shumë i madh.

Ky rrezik rritet edhe më shumë nëse pagjumësia ju ka kapluar në një moshë të re. Në këtë studim janë marrë 21 mijë persona të cilët vuajnë nga insomnia dhe 64 mijë të cilët nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Në fund është zbuluar se insomnia rrit rrezikun për të pësuar goditje në tru në 54% përgjatë katër viteve.

Incidenti për sulm në tru te personat me insomnia është tetë herë më i madh ndërmjet moshës 18-34 vjeçare.

Ky rrezik fillon të zvogëlohet kur kalon mosha 35 vjeçare.