Paga minimale në Gjermani, 8.5 euro ora

Gjermania ka miratuar pagën minimale prej 8.5 eurosh në orë. Paga e re minimale është miratuar nga parlamenti i këtij shteti me shumicë votash.

Lajme

03/07/2014 21:39

Nga rritja e pagës minimale në Gjermani pritet të përfitojnë më shumë se pesë milionë punëtorë në sektorin e pagave të ulëta.

Miratimi i pagës minimale e sjell Gjermaninë në përputhje me 21 nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton REL.

Niveli fillestar prej 8.5 eurosh, i cili do të rishikohet çdo dy vjet, është i ngjashëm me atë të ekonomive të tjera të zhvilluara.

Ai nivel i pagës është pak më i ulët se niveli në Francë (9.53 euro), por më i lartë se në Britani të Madhe (7.91 euro).