Padoin: Dua të takohemi me Barcelonën

Mbrojtësi i Juventusit, Simone Padoin, ka deklaruar se do t’i pëlqente të ballafaqohet me Barcelonën në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/12/2014 15:42

Mbrojtësi i Juventusit, Simone Padoin ka thënë se dëshiron të takohet me Barcelonën në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Jo për faktin se e konsideron gjigantin katalan si kundërshtar të lehtë, por Padoin ka theksuar se do t’i pëlqente të ballafaqohet me ekipin e trajnerit Luis Enrique.

“Në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve do të më pëlqente të takohemi me Barcelonën, por vetëm për shkak se është një klub i madh, jo sepse do të ishte lehtë të luajmë kundër tyre”, deklaroi Padoin.

Mbrojtësi ka luajtur rol të rëndësishëm në ekipin e Bianconerëve, deri më tani gjatë këtij sezoni.