Paditet kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku do të përballet me një padi të bërë ndaj saj, nga një vartëse.

Lajme

09/01/2018 10:20

Ish-drejtoresha e sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi ka paditur Markun në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Pasi ka lidhje me lëvizjen e Gashit nga pozicioni i saj i punës dhe caktimi si prokurore e thjeshtë në sektorin e dekriminalizimit, shkruan syri.net.

Në padinë e saj Rovena Gashi thotë se ‘lirimi nga detyra si drejtoreshë e marrëdhënieve me Jashtë është i pavlefshëm. Të pezullohet ky vendim’.