Padi ndaj Vuçiqit e Daçiqit për marrëveshjet në Bruksel: E shitën Kosovën

Të premten në zyrën e Prokurorisë Publike në Beograd është dorëzuar një padi, ndaj kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe Ministrit për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq, për marrëveshjet në Bruksel.

Lajme

19/10/2015 10:33

Ata janë paditur se “kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë” dhe se “kanë dorëzuar Kosovën”.

Padia vjen nga e Asambleja e vetëshpallur e “Kosovës dhe Metohisë” dhe është nënshkruar nga 87 anëtarët e saj, transmeton lajmi.net.

Anëtarët e këtij parlamenti kërkojnë mes tjerash që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme dhe udhëheqësit e bisedimeve të japin përgjegjësi për bisedimet.

Mes tjerash, ata duhen që marrëveshjet të tërhiqen, sepse vetëm shkaktojnë probleme dhe të këqija për njerëzit dhe shtetin. /lajmi.net