Pacquiao e fiton meçin ndaj Breadlyt

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao, e ka fituar meçin ndaj Timothy Bradley.

Sport

10/04/2016 11:31

Manny Pacquiao ka fituar ndaj Timothy Breadlyt me vendim unanim të gjyqtarëve, në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Las Vegas.

Që të tre gjyqtarët vendosën 116-110 në të mirë të boksierit filipinas, pas 12 rundeve të zhvilluara.

Pas ndeshjes, Pacquiao ka paralajamëruar se përkohësisht do të largohet nga boksi, për t’iu përkushtuar familjes dhe njerëzve.