Pacolli: Zhvillimi ekonomik do të marrë rrugë me koalicionin e shpresës

Behgjet Pacolli së bashku me zyrtrë të AKR-së, ka vazhduar vizitat dhe takimet me qytetarë në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Lajme

26/05/2017 16:49

 

Duke folur për ekonominë, ai në facebook ka shkruar se ekipi i tij do të kthejë Kosovën në binaret e zhvillimit, transmeton lajmi.net

“Zhvillimi Ekonomik I Kosovës do të marrë rrugë me koalicionin e #Shpresës.  Unë dhe ekipi im kemi eksperiencën e plotë për ta vënë Kosovën në binarët e zhvillimit. Kemi humbur mjaft kohë si shtet dhe si shoqëri deri më sot”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Ai tutje ka thënë se ka ardhur koha që Kosovës t’i kthehet shpresa.

“Sot ka ardhur koha që ta bëjmë ndryshimin dhe ta kthejmë #Shpresën për Kosovën”, ka thënë Pacoolli.

AKR do të jetë në koalicion me LDK-në dhe Alternativën për zgjedhjet e 11 qershrorit. /Lajmi.net/