Pacolli: Zhgënjim që princi Charles nuk iu adresua Kuvendit të Kosovës

Ish presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli i ka penguar diçka në vizitën e princit Charles që ia bëri Kosovës.

Lajme

19/03/2016 23:03

Ai thotë se pavarësisht nga kush është përgatitur agjenda e Princit, ishte zhgënjim i madh për organizatorët, duke e ditur që princi në Beograd iu adresua parlamentit serb.

“Nuk mund ta paragjykoj a e kishte programuar agjendën Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, duke mos pasur besim tek veprimet e partive politike, apo ishte dështim i nikoqirit (institucioneve të Kosovës). Një adresim në parlamentin e Kosovës do të ishte shumë me rëndësi dhe organizatorëve, gjegjësisht nikoqirit nuk i falet ky lëshim”, ka thënë Pacolli. / Lajmi.net