Pacolli: Vendimi i GJND-së, e arritur historike për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot kur bëhen tetë vjetë që prej vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, është shprehur se një opinion i tillë ishte një arritur historike për Kosovën.

Lajme

22/07/2018 16:40

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shtuar se vendimi në fjalë ishte një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

“Tetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si Institucioni kryesor i Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur kontestet në mes shteteve, nëpërmjet vendimit të saj e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë.”/Lajmi.net/