Pacolli uron Ramën për fitoren në zgjedhje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Lajme

26/06/2017 19:21

“E uroj mikun tim, Kryeministrin Rama, për fitoren e tij madhështore në zgjedhjet e 25 qershorit”, ka thënë Pacolli.

“Shqipërisë i uroj sukses në rrugën e saj evropiane, për të cilën jam i bindur që do të arrijë”.

“Urime gjithë shqiptarëve!”, ka përfunduar ai.