Pacolli uron miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur lajm fantastik miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Lajme

14/03/2018 22:15

“Lajm fantastik, miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Falenderim për gjithë spektrin politik në Maqedoni. Hap shumë i rëndësishëm për partnerin tonë Maqedoninë drejt rrugës së integrimit në BE.  Respektimi i të drejtave për të gjithë komunitetet, veqanërisht i shqiptarëve që përbëjnë një përqindje të lartë dhe përfaqesojnë komb shtetformues në Maqedoni, është veprimi më i duhur i mundshëm. Urime”, thuhet në urimin e Pacollit.