Pacolli tregon datën e saktë kur Komisioni Evropian del me raport për vizat

Komisioni Evropian pritet të tregojë më 28 qershor nëse me Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, në bazë të të cilit raport, institucionet e BE’së do të marrin vendim për heqjen ose jo të vizave.

Lajme

18/06/2018 16:40

Këtë e ka konfirmuar për Express Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Raporti i pritur nga Komisioni Evropian tashmë ka një datë. Kryediplomati  kosovar thotë se raporti për vizat publikohet pas 10 ditësh.

“Komisioni Evropian do dalë me raport për liberalizimin e vizave më 28 qershor 2018”, ka thënë Pacolli.

Raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është paralajmëruar të ndodhte në qershor.

Nga ky raport pritet të zbulohet se sa i ka plotësuar Kosova kriteret për heqjen e vizave.

Derisa liderët kosovarë premtonin se gjatë këtij vitit qytetarët do të udhëtonin pa viza, tash kanë filluar që të përmenden muajt e parë të vitit 2019.