Pacolli thotë se së shpejti kosovarët do të lëvizin në Mal të Zi pa paguar për policën kufitare

Kryesuesi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Byrosë Nacionale te Sigurimit të Malit të Zi.

Lajme

28/03/2017 13:36

Pacolli ka thënë se qëllimi i takimit ishte që të arrihet marrëveshje mirëkuptimi në mes dy shteteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve, pa pasur nevojë të bahet pagesa shtesë për policen kufitare.

“Ju bëjmë me dije se, sot u takuam me perfaqesues te Byrose Nacionale te Sigurimit te Malit te Zi, homologun z.Nebojsa Scekic dhe Boris Saban, se bashku me Drejtorin e BKS-se z.Pushkolli. Qëllimi këtij takimi ishte te arrihet Marrëveshja e Mirëkuptimit ndaj dy shteteve, ne mënyre te behet lëvizja e lire e qytetareve te Kosovës dhe Malit te Zi, pa pasur nevoje te behet pagesa shtese e polices kufitare”, ka thënë Pacolli.

Ai ka paralajmëruar takimin e radhës më 28 prill të këtij viti, duke kërkuar përkrahje edhe nga Qeveria Malazeze për këtë iniciativë.

“U dakorduam, qe me date 28 Prill 2017, te mbahet takimi i radhës dhe presim vullnetin e mire nga ana e tyre deri tek nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Njëkohësisht, kërkojmë përkrahjen e Qeverise Malazeze qe kjo çështje te mbyllet ne interesin me te mire për dyja shtetet po ne datën e lartcekur”, ka thënë Pacolli./Lajmi.net/