Pacolli thotë se nuk pi schwepps: E turpshme për çka akuzohem

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli vetëm për 1 muaj kishte porositur 344 pije të llojit ‘Schweppes’. Prej tyre 182 kishin qenë tonika ndërsa 162 bitter lëmon. Këto ‘Schweppes’ janë paguar nga kuleta e shtetit në muajin tetor 2011.

Lajme

24/08/2018 21:43

Këto shifra i ka mohuar vetë Pacolli duke thënë se nuk konsumon pije me gaz.

Sipas Pacollit, informacionet e publikuara në media nuk janë të sakta dhe se dikush mund të ketë abuzuar me emrin e tij.

‘Unë nuk di kur herën e fundit kam pi pije gazuese ( shweps etj, për të cilat shkruhet), nuk i konsumoj asnjëherë ato! Cdo konsumim tjetër që kam bërë, e kam paguar kesh ose e kam nënshkruar faturën. Si rregull, çdo konsumim nga ana ime, duhet ta ketë nenshkrimin tim ( një gjë të tillë në mënyrë permanente e bej edhe kur eshte fjala per llogaritë qe nuk kanë të bëjnë me palën e tretë. Kjo do të thotë: nëse nuk ka një fakturë të nënshkruar nga unë, nuk është e imja kategorikisht!. Nëse është keshtu- siç shkruajne mediat- atëhere dikush ka abuzuar në emrin tim’, shkruan Pacolli në Facebook:

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Prokurorija duhët të hetoj menjëherë!

Jam duke u kthyer nga udhëtimi zyrtar në Tajlandë dhe po lexoj në disa media gjoja se unë personalisht kam shpenzuar qindra kafe e shëepsa e mija euro për cdo muaj!

Në respekt të opinionit publik, dua të them me përgjegjësi morale e penale ju informoj se kjo nuk mundet me qenë e vërtetë!

Kjo lloj fushate ngjan me telenovelat e verës, por nuk kam kurrfarë dëshire dhe nuk ka kurrfarë baze me qenë unë në qendër të tyre.

Së pari, asnjëherë në mandatin tim për të cilin flitet, nuk kam konsumuar për llogari të shtetit ( vetem nëse ka pasur ndonjë delegacion zyrtar, por këto kane qenë shumë pak).

Shumicën e musafirêve i kam ftuar në shtëpinë time, me shpenzimet e mia e shumë shpenzime të tjera i kam paguar nga xhepi im. Une nuk kam marrë as rrogë; as mëditje dhe shpenzimet e hoteleve dhe shumicën e madhe të biletave të udhetimeve zyrtare i kam paguar poashtu nga xhepi; nuk kam pasur makine zyrtare dhe nuk kam konsumuar as një liter benzinë, për tërë kohēn sa isha në qeveri. Cdo shujtë që e kam konsumuar në byfenë e Kryeministrisë e kam paguar nga xhepi im. Për informatë, për kuriozët e hollësirave, unë konsumoj një kafe speciale e cila kërkon një makine speciale. E këtë të fundit e kam pasur ( edhe tani e kam) në zyrën time dhe kur kam dashtë, e kam shfrytezuar.

Së dyti, unë nuk di kur herën e fundit kam pi pije gazuese ( shëeps etj, për të cilat shkruhet), nuk i konsumoj asnjëherë ato! Cdo konsumim tjetër që kam bërë, e kam paguar kesh ose e kam nënshkruar faturën. Si rregull, çdo konsumim nga ana ime, duhet ta ketë nenshkrimin tim ( një gjë të tillë në mënyrë

permanente e bej edhe kur eshte fjala per llogaritë qe nuk kanë të bëjnë me palën e tretë. Kjo do të thotë: nëse nuk ka një fakturë të nënshkruar nga unë, nuk është e imja kategorikisht!.

Nëse është keshtu- siç shkruajne mediat- atëhere dikush ka abuzuar në emrin tim.

E ftoj prokurorin që menjëherë të hap këtë rast dhe ta hetojë në menyrë të detajuar. Unë qëndroj në dispozicion.

Eshtë turp per cka akuzohem!/Lajmi.net/