Pacolli: Themelet e Ushtrisë janë të vendosura në luftën e shenjtë të UÇK-së

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova do të jetë mirënjohëse vendeve që po e mbështesin formimin e ushtrisë sonë.

Lajme

14/12/2018 11:19

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë që themelet e kësaj Ushtrie janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të UÇK-së, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Përpjekjet historike për shtet të konsoliduar dhe sovran po kurorëzohen me formimin e USHTRISË SË KOSOVËS.

USHTRIA E KOSOVËS buron nga populli liridashës e paqedashës i Kosovës dhe i përket të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Ajo do të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në Rajon me synimin për të qenë pjesë e NATOs dhe t’i kontribuoj qëllimeve madhore të kësaj aleance kudo në Botë.

Themelet e kësaj Ushtrie janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.

Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse vendeve që po mbështesin formimin e USHTRISË sonë. /Lajmi.net/