Pacolli: Thaçi nuk e ka asnjë plan për ndryshimin e kufijve

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka asnjë plan për ndryshim kufijsh.

Lajme

06/08/2018 21:01

Pacolli ka theksuar se presidenti nuk do ta lejonte asnjëherë cenimin e territorit të Kosovës.

“Ne dëgjojmë ndërrim territoresh, ndërrim kufijsh.  Unë punoj afër presidentit dhe mund t’iu garantoj se presidenti nuk ka asnjë plan, që në tavlonat e dialogut ta sjellë ndryshimin e kufijve të Kosovës. Çdo opsion në dialog është i hapur, Kosova do të ofrojë diçka si pala tjetër, që të ketë zgjidhje, që bëhet duke kërkuar rrugëdalje nga problemi.  Presidenti asnjëherë nuk do të lejonte që të cenohej territori i Kosovës.  Në tavolinat ku kam marrë pjesë, asnjëherë nuk është ngritur tema e ndërrimit të kufijve”, ka thënë Pacolli në RTK.

Ai tutje e ka vlerwsuar Thaçin si negociator tw rryer.

“AKR-ja ia ka dhënë besimin. Thaçi është një negociator i rryer me traditë. ka një përvojë 20 vjeçare. Në anën tjetër është presidenti i Serbisë dhe unë nuk di kënd do ta ulnim ne që ta udhëheqë dialogun”, ka thënë Pacolli.

Presidenti Thaçi disa herë ditëve të fundit ka thënë se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën. /Lajmi.net/