Pacolli takon Buriq, tregon se do të mbahet një forum i përbashkët Kosovë-Kroaci

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar homologen e tij kroate, Marija Pejcinoviq Buriq.

Lajme

02/09/2018 14:24

Pacolli ka treguar se do të mbahet edhe një forum i përbashkët ekonomik Kosovë-Kroaci, njofton Klan Kosova.

“Takim shumë miqësor me ministren e jashtme kroate Marija Pejcinoviq Buriq”.

“Raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona do t’i avancojmë ekonomikisht duke organizuar forumin ekonomik për të fuqizuar edhe më tej lidhjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.