Pacolli sot raporton para Komisionit për Punë të Jashtme

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, mban sot mbledhjen e radhës, në të cilën është paraparë të raportojë ministri Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Lajme

19/12/2018 07:50

Pacolli ka qenë i ftuar në këtë Komision edhe më 26 janar të këtij viti, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që ai ishte jashtë vendit.

Vjosa Osmani, kryetare e këtij komisioni kishte propozuar që të bëhet një grup punues që do raportojë për shkeljet që janë bërë në shërbimin e jashtëm të Kosovës. /Lajmi.net/