Pacolli: Rrethrrotullimi në Prishtinë, si i viteve të 50-ta

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar për rrethroturlimin në hyrje të Prishtinës.

Lajme

28/12/2015 21:35

Ai ka thënë se tuneli afër rrethrrotullimit është vepër e Fatmir Limës, Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit.

Ky projekt, Pacollit i ngjanë në ndërtimet e viteve të 50-ta.

Postimi i Pacollit:

Në një shkrim timin të publikuar në muajin prill këtë vit, e pata quajtur veprën më të shëmtuar në botë rreth-rrotullimin në dalje të Prishtinës, afër Spitalit. Sot ju e patë edhe vetë, se si një tunel i tillë shkakton këtë kaos në Prishtinë, vetëm sepse reduktohet rruga në një korsi në atë tunel.

Ky tunel është bërë sikur të ishim në vitet 50-a. Sot ky tunel është shkaktar i krijimit të radhëve kilometrike, nga Graçanica deri në Obiliq.

Ky është vizioni i Fatmir Limës, Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit!

Problem tjetër është që nuk ka si të zgjerohet kjo rrugë pasi që kalon nëpër hapësirë publike, hapësirë e cila është bllokuar nga ndërtimet private, që sigurisht janë pronë e klaneve partiake të tyre.