Pacolli: Rizgjedhja e Merkel në krye të Gjermanisë, ditë e jashtëzakonshme për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se zgjedhja e Angela Merkel edhe për një mandat si kancelare e Gjermanisë, është një lajmë i mirë.

Lajme

14/03/2018 15:53

Ai ka thënë se zgjedhja e Merkel është e rëndësishme për Evropën, Ballkanin dhe Kosovën në veçanti.

Pacolli ka thënë se Gjermania ka luajtur rol kyq për paqen dhe sigurinë në rajon

Postimi i Pacollit:

“Ashtu edhe siç pritej, sot ishte një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Evropën, Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në veçanti.

Ri-zgjedhja zyrtare e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kabinetit të saj edhe për mandatin e ardhshëm qeverisës duhet të na gëzojë të gjithë.

Roli i Gjermanisë dhe lidershipi i saj si në Evropë ashtu edhe në rajonin tonë ka qenë krucial për paqen, sigurinë, zhvillimin dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Kancelares Merkel i dëshiroj shumë mbarësi në vazhdimin e suksesshëm të qeverisjes dhe drejtimit të shtetit tonë mik dhe partner – Gjermanisë./Lajmi.net/