Pacolli reagon pas dyshimeve për abuzim me paranë publike

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli këto ditë po pushon në bregdetin shqiptar. Dje ai u pa në shoqërinë e presidentit Hashim Thaçi ku këtë të fundit e kishte mirëpritur në jahtin e tij luksoz.

Lajme

13/08/2018 19:37

Fotot në shoqërinë e presidentit Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli i publikoi në llogarinë e tij në Facebook.

Kjo ngjalli reagimin e shumë qytetarëve të cilët shprehën frikën e abuzimit të parasë publike.

Po nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i AKR’së ka dhënë një përgjigje.

“Postimet e mia në Fb tim janë të dedikuara ekskluzivisht për miqtë e mi. Ata që nuk i duan, nuk janë të detyruar t’i lexojnë ato. Disa komentues kanë frikë se mos po abuzohët më buxhetin e shtetit! Nga unë kurrë mos keni frikë për këtë çështje, unë jetoj nga rezultatet e punës sime të gjatë dhe të mundimshme! Faleminderit!”, ka shkruar Pacolli.