Pacolli: Punët s’po shkojnë sipas planit, seanca për Demarkacionin është dashur të mbahej dje

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se seanca për demarkacionin është dashur që të mbahet dje.

Lajme

14/03/2018 12:28

Kreu i AKR-së thotë se punë nuk po shkojnë sipas planit në koalicionin qeverisës sa i përket kësaj çështje.

Edhe pse shpreh i bindur se ujdia do të kalojë shumë shpejt në mënyrë që të mos mbesin peng qytetarët.

“Unë jam shumë i bindur se demarkacioni do të kalojë. Sigurisht nuk po shkon sipas planit unë kam shpresuat që dje do të ndodhte, seanca nuk ndodhi”.

“… shpresoj dhe dua të besoj që çdo moment është i mirë për miratimin e këtij dokumenti i cili na ka lënë peng edhe neve, por edhe qytetarëve të Kosovës”.
Këto komente ai i bëri pas takimit me homologen kroate Marija Pejçinoviq-Buriq në një konferencë të përbashkët.

Pacolli dje u shpreh i bindur se demarkacioni do të kalojë këtë javë.