Pacolli: Pse nuk po hyjnë në funksion 50 mijë targa prova për serbët?

Kryesues i delegacionit të Kosovës për dialog në Bruksel për çështje të sigurimeve, ka shprehur sërish shqetësimin e tij për moszbatimin e lëvizjes së lirë në mes të qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, marrëveshje kjo e arritur në Bruksel.

Lajme

29/12/2015 16:20

Sipas Pacollit, Qeveria e Kosovës ka përgatitur targat prova që t’iu vënë automjeteve që futën nga Serbia në Kosovë, por një gjë e tillë ende nuk është hy në funksion, raporton lajmi.net.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t`i vë në funksion sa më parë targat prova, të cilat tash e sa kohë janë të gatshme/lajmi.net

Postimi i Pacollit në Facebook:

Pse nuk po hyjnë në funksion 50 mijë targa prova që i ka bërë gati Qeveria e Kosovës?

Sipas informatave që posedoj, tash e sa kohë Qeveria e Kosovës ka përgatitur targat prova që t`ju vë makinave që futën nga Serbia në Kosovë, por një gjë e tillë ende nuk është hy në funksion. Unë edhe më herët kam bërë thirrje që marrëveshja e lëvizjes së lirë me Serbinë të jetë 100% reciproke ngase e tillë edhe është nënshkruar në Bruksel.

I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që t`i vë në funksion sa më parë targat prova,të cilat tash e sa kohë janë të gatshme. Në të kundërtën, marrëveshja siç është duke funksionuar deri më tani duhet të anulohet një orë e më parë. Rr.P./