Pacolli prezanton projektin e kampusit universitar në vlerë prej 143 milionë eurove

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli ka prezantuar sot projektet për kampusin universitar.

Lajme

17/10/2017 12:21

Projekti i zhvendosjes së kampusit universitar, ndërtimi një qendre për media, stadiumi të qytetit, qendrat kreative ishin disa prej projekteve siç tha Pacolli vizionare për Prishtinën.

Ai ka thënë se pika në të cilën do të vendoset kampusi universitar është pika kyçe e Prishtinës dhe nga ajo pjesë mund të shihet çdo pjesë e Prishtinës,  raporton Ekonomia Online.

“Qytetarët e Prishtinës e duan një Prishtinë ndryshe nga ajo që e kemi sot e duan më të mirë e duan një fëmijë të shkolluar më mirë. I gjithë projekti për zhvendosjen e kampusit universitar do të kushtoj 143 milionë euro dhe do të realizohet brenda dy viteve të para të mandatit katërvjeçar”, ka thënë Pacolli.