Pacolli premton rregullimin e “Soliterëve” në lagjen Ulpiana

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) Selim Pacolli ka premtuar ashensorë dhe rregullim të e ndërtesave të ashtuquajtur “Soliterët” në lagjen “Ulpiana”.

Lajme

13/10/2017 14:28

Pacolli ka thënë se gjendja e këtyre ndërtesave nuk është e mirë dhe nuk është e sigurt.

Ai ka shtuar se do të jetë në përkrahje të pensionistëve të kësaj lagjeje pasi sipas tij, për shkak të mundësive të pakta në këtë lagje ata janë të detyruar që të rrinë brenda, ,raporton Ekonomia Online.

Pacolli gjithashtu ka kritikuar edhe reklamat e bizneseve. Sipas tij, do të bëhet një plan se ku do të vendosen reklamat e tyre.