Pacolli për ushtrinë: Vendet tjera duan të hynë në NATO ne e kemi NATO-n brenda

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i ka njoftuar shumë shtete të botës, për transferimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Ushtri të Kosovës.

Lajme

14/12/2018 22:13

Deklarata e plotë e Pacollit:

Të dashur bashkëqytetar të Republikës së Kosovës, Sot kam pasur nderin dhe privilegjin që në vazhdimësi të informoj shumicën e vendeve dhe institucioneve të botës, për hapin historik të Republikës së Kosovës, tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ushtri bashkohore, sikurse të gjitha ushtritë e vendeve demokratike.  Të njëjtat i kam informuar se tranzicioni nga Forca në Ushtri, është proces i kujdesshëm, transparent, e demokratik, përmes të cilit do të përfitojë jo vetëm Republika e Kosovës, por edhe siguria dhe stabiliteti në nivel rajonal, evropian dhe global.

Në esencë mesazhi i përcjellë nga ana ime në të gjitha adresat relevante diplomatike kudo në botë, nënvizon që Republika e Kosovës synon t’i shërbejë dhe të jetë pjesëmarrëse aktive në nisma, zhvillime dhe projekte të sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.