Pacolli për medien serbe: Ushtria do të bëhet, Lista Serbe mund ta votojë!

​ Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një intervistë për Telegrafin serb ka thënë, se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet, por një gjë e tillë nuk do të ndodh në këtë periudhë.

Lajme

18/11/2017 00:04

Pacolli ka deklaruar se problemi kryesor për Kosovën, tani për tani, është demarkacioni me Malin e Zi, ku njëherësh është kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Ministri i Jashtëm në këtë intervistë ka thënë, se dialogu me Serbinë është i rëndësishëm për të dyja vendet dhe duhet të vazhdojë, duke theksuar se duhet të ketë ndryshme në procesin e fundit që tani do të vazhdojë.

Kryetar i AKR-së, më tej ka folur edhe për formimin e Ushtrisë, ai ka thënë se kjo do të ndodh në bazë të ligjit dhe kushtetutës së Kosovës.

Ndërsa, për pengesën që Kosova e ka për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Pacolli ka thënë se Lista Serbe mund edhe të votojë. /Lajmi.net/