Pacolli: Palestina nuk ka qenë asnjëherë miqësore me Kosovën

Ne gjithmonë kemi qenë miqësore me palestinezët, por ata jo me Kosovën, thotë Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Lajme

15/12/2017 22:38

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli thotë se Palestina nuk është treguar asnjëherë miqësore me Kosovën. Një trajtim të tillë, thotë se populli i Kosovës nuk e meriton, për shkak siç tha ai, solidarizimit të madh të kosovarëve me këtë vend.

“Palestina nuk ka qenë asnjëherë miqësore me Kosovën, dhe unë e di se sa kemi qenë ne miqësor me palestinezët sa jemi solidarizu ata sigurisht nuk janë me ne dhe ne këtë trajtim nuk e kemi merituar”, tha Pacolli në emisionin ‘Debat’ në televizionin publik të Kosovës.