Pacolli optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është konfirmuar agjenda e samitit të INTERPOL-it, dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtarë.

Lajme

18/11/2018 11:52

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se lufta kundër krimit të organizyuar dhe terrorizmit është synimi i Kosovës, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se votimi për anëtarësimin e Kosovës do të bëhet të martën.

Ky është postimi i Pacollit në Facebook:

Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar.
Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë.
Votimi do të ndodhë të martën./Lajmi.net/