Pacolli: Nuk kam përmendur vota të punëtorëve në Kazakistan – Lajmi.net
Pacolli: Nuk kam përmendur vota të punëtorëve në Kazakistan
Autori: Lajmi.net Lajme 14:15, 11 June 2014
Behgjet Pacolli
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka komentuar si të pamoralshme dhe fyese, siç thotë ai, spekulimet me votat e punëtorëve të Mabetex-it në Kazakistan.

Pacolli thotë se vetë ai e askush nga familja e tij nuk kanë përmendur vota të punëtorëve të Mabetex-it që punojnë në Kazakistan, apo kudo tjetër në botë.

Në këtë kontekst, Pacolli ka thënë se punëtorët që punojnë në kompanitë e tij asnjëherë nuk janë kushtëzuar të votojnë për ndonjë parti politike.

Lexoni më poshtë letrën e plotë të Pacollit të postuar në llogarinë e tij në Facebook:

“Është fyese dhe e pamoralshme kur shoh nëpër medie, se spekulohet me votat nga punëtorët e Mabetex-it në Kazakistan. Ky spekulim mediatik që ka nisur vetëm dje të prodhohet në kuzhina të caktuara është mjerim mendor i dikujt që është i obsesionuar nga AKR. Unë personalisht, nga familja ime dhe askush nga drejtorët e Mabetex-it nuk kemi përmendur vota të punëtorëve të MABETEX që punojnë në Kazakistan apo kudo në botë. Njerëzit që punojnë në kompanitë e mija, nuk janë kushtëzuar asnjëherë që të votojnë për ndonjë parti politike”.

“Punëtorët në mënyrë dinjitoze janë duke punuar dhe nuk kanë qenë, dhe nuk do të jenë të obliguar që të votojnë jashtë vullnetit të tyre. Kjo është arsyeja pse as di se çfarë kanë bërë ata, a kanë votuar, a nuk kanë votuar. Është paradoks që përsëritet kur dëshmitë e ndershmërisë sime si kjo e mospërdorimit të votës së punonjësve, të tentohet të përkthehet në të kundërtën e vet”.

“AKR respekton çdo votë të qytetarit të Kosovës. Deri më sot nuk janë numëruar ende të gjithë votat dhe ne inkurajojmë institucionet gjegjëse ta përkryejnë deri në fund këtë numërim që është parakusht për proceset e tjera. AKR bën thirrje tek të gjithë spektri politik, që të presin me qetësi numërimin e çdo vote të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play World Soccer Champion
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3