Pacolli: Nuk kam lidhje me privatizimin e Brezovicës

Lideri i AKR-së dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli, ka reaguar duke demantuar mediat se biznesi i tij qëndron mbrapa koncersiumit francez që po privatizon Brezovicën.

Lajme

19/04/2015 20:11

Pacolli përmes një reagimi në mediat sociale, ka thënë se nuk është e vërtetë se ai qëndron mbrapa privatizimit të Brezovicës.

“Në një shkrim të Kohës Ditore thuhet se Behgjet Pacolli qëndron mbas privatizimit të Brezovicës. Nuk është e vërtetë dhe do të ishte profesionale që Koha të kishte verifikuar këtë “informatë”. Pra nuk është e vërtetë dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje”, ka shkruar Pacolli. (lajmi.net)