Pacolli: Nuk ka ndarje të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës në kohën e shpalosjes së ideve për korrigjim të kufijve me Serbinë nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Lajme

26/08/2018 23:32

“Shoh se shumë qytetarë aktualisht janë të shqetësuar për një të ashtuquajtur “ndarje” të Kosovës.

Vendi ynë është mjaft i ndarë. Nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e mëtejshme të territorit tonë. Unë mendoj dhe shpresoj se asnjë udhëheqës shqiptar nuk do të ishte aq naiv”, shkruan Pacolli në Facebook.